Brexit ndodhi... po tani?

Brexit ndodhi... po tani?

11:16, 01/02/2020
A+ Aa A-

Nga Laura Kuenssberg, BBC

Po tani? Ndodhi.

Një natë e zymtë nuk i dekurajoi ata që festonin në Sheshin e Parlamentit. Ne zgjohemi këtë mëngjes jashtë Bashkimit Europian. Por do ndjekim rregullat e tyre deri në fund të vitit, pa folur.

Jemi ndarë pas më shumë se 40 vitesh, por mbani mend se shumica e statukuosë do të vazhdojë sërish- Mbretëria e Bashkuar dhe BE, çifti i bezdisshëm u divorcuan përfundimisht- por sërish ndajnë të njëjtën shtëpi dhe faturat.

Ajo që kryeministri e përshëndeti si një epokë e re, një agim i ri i shndritshëm, nis me muaj të tërë negociatash të vështira me fqinjët tanë përtej Kanalit.

Kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar: një marrëveshje e tregtisë së lirë, bashkëpunim për sigurinë dhe të tjera marrëveshje si ajo për peshkimin janë vetëm disa nga pikat e debatit që na presin.

Brenda disa ditësh, Boris Johnson dhe BE do të përcaktojnë pozicionet e tyre hapëse. Dhe në shtëpi, qeveria duhet të nxitojë të adoptojë shumë nga sistemet që janë të inkorporuara thellë në BE. Kryeministri është i bindur se procesi nuk do të zgjasë përtej fundit të këtij viti.

Është një afat që përqendron mendjet, por që ngre vetullat. Arritja e marrëveshjeve kuptimplota me këtë ritëm nuk është e pamundur, por e vështirë për t’u arritur.

Kjo do të thotë se teksa çështjet më të mëdha do të zgjidhen, veçanërisht për biznesin, pasiguritë do të mbeten.

Por kryeministri beson te mundësia e Brexit, e parë përtej kornizës së BE. Ai shpreson për më shumë aftësi të qeverisë që të ndjekë përparësitë në vend. Më shumë liri për të vepruar jashtë vendit- një partner më i vogël, por mbase më i shkathët.

Dhe do të ketë më pak justifikime për një qeveri britanike nëse nuk arrin të mbajë premtimet e saj të mëdha.

Nisja ka qenë kaq e diskutueshme sa do ketë mjaft politikanë rivalë që do të kërkojnë prova të hershme të dështimit.

Në të vërtetë, meritat ose gabimet e këtij vendimi do duan vite që të shfaqen. Ekonomia pritet të rritet më ngadalë, por vlera e një vendi nuk matet vetëm nga paundët dhe penit.

Brexit, në një kuptim të plotë, ka qenë gjithmonë i vështirë që të përcaktohet. Sot do të fillojmë të zbulojmë se çfarë do të thotë në të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco