Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Reçipeta, fruta e bidona plastikë, si maska mbrojtëse! Alternativa qesharake kundër koronavirusit

FOTO/ Reçipeta, fruta e bidona plastikë, si maska mbrojtëse! Alternativa qesharake kundër koronavirusit

19:27, 30/01/2020
A+ Aa A-

Një frut në ditë mbanë larg koronavirusin.

Qytetarët e dëshpëruar kinezë, në pamundësi për të blerë maska mbrojtëse për fytyrën, kanë vendosur fruta, helmeta dhe shishe plastike për tu mbrojtur kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Kompanitë kanë punuar jashtë orarit për të furnizuar qytetarët me maska mbrojtëse, mes rritjes së kërkesës pasi rastet e virusit vdekjeprurës u rritën në afro 8.200 vetëm gjatë ditës së sotme, raporton Dailymail. 

Postimet në mediat sociale tregojnë se njerëzit po përdornin lëkurat e mandarinave si maska.

Zyrtarët kinezë të shëndetit paralajmëruan njerëzit që të mos përdorin përsëri maskat e tyre mbrojtëse pasi dolën video nga njerëzit që vlonin maskat e tyre mbrojtëse dhe i përdornin sërish.

Ekspertët mjekësorë paralajmëruan se maskat mund të përdoren vetëm 4 orë dhe më pas të zëvendësohen.

Me më shumë se 50 milion banorë të bllokuar dhe 170 vdekje në vend, disa provinca të tilla si Guangdong kanë mandatuar që njerëzit të veshin maska dhe po shpërndajnë gjoba për shkelësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco