VIDEO/ Rrëzohet avioni amerikan në Afganistan/ NATO hedh poshtë pretendimet e Talibanëve

VIDEO/ Rrëzohet avioni amerikan në Afganistan/ NATO hedh poshtë pretendimet e Talibanëve

17:58, 27/01/2020
A+ Aa A-

Të hënën, një avion, të cilin zyrtarët amerikanë e përshkruan si një i avion ushtarak i vogël amerikan, u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga Talibanët, në Afganistanin qendror dhe grupi kryengritës pretendoi rrëzimin e tij.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushtet e anonimitetit, thanë se nuk ka indikacione deri më tani që avioni ishte rrëzuar nga aktiviteti i armikut.

Njëri nga zyrtarët tha që besohej se kishte më pak se 10 njerëz në bord.

Fotografitë dhe një video në mediat sociale, treguan se cilat mund të jenë mbetjet e një avioni Bombardier E-11A.

Zyrtarë të lartë të Afganistanit i thanë se autoriteteve kishte nxitur personelin vendas për të gjetur dhe identifikuar mbetjet, në një zonë malore të kontrolluar pjesërisht nga Talibanët, raporton Reuters.

Gazetarët filmuan ushtarët afganë që shkonin drejt maleve të mbuluara nga dëbora, ku avioni u rrëzua në provincën Ghazni.

"Avioni i cili ishte në një mision inteligjence, u rrëzua në zonën Sado Khel të rrethit Deh Yak të provincës Ghazni," tha Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i Talibanëve në një deklaratë.

 

Por pas daljes së lajmit dhe pretendimeve që talebanët morën përgjegjësinë e sulmit, NATO ka hedhur poshtë këto pretendime, nëpërmjet postimit të lajmit dhe videos së vërtet, ku tegohet se avioni nuk kishte mare goditje para rrëzimit.

Nato hedh poshtë pretendimin e talebanëve për rrëzimin e aeroplanit të ngarkesave amerikane në Afganistan

Talibanët morën përgjegjësi për rrëzimin e Boeing 747-400 në të cilin të shtatë personat në bord vdiqën, por Nato thotë se pretendimet janë të rreme

Një aeroplan civil i ngarkuar në pronësi të një kompanie amerikane u rrëzua menjëherë pas ngritjes së të hënës në aeroportin aeroport Bagram, në veri të kryeqytetit Afganistan, duke vrarë të shtatë personat në bord, ka thënë koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA.

Talibanët shpejt morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e Boeing 747-400, por Nato tha në një deklaratë se pretendimet e talebanëve ishin të rreme.

Koalicioni tha se shkaku i përplasjes ishte duke u hetuar nga ekuipazhet e urgjencës që nxituan në vend, por nuk kishte asnjë shenjë të aktivitetit kryengritës në zonë në atë kohë.

Kapiteni Luca Carniel, një zëdhënës i koalicionit, tha që avioni u rrëzua nga një lartësi të ulët menjëherë pas ngritjes. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco