Gjermania nis hetimin për birrën 'naziste': Provokim në 75-vjetorin e Holokaustit

Gjermania nis hetimin për birrën 'naziste': Provokim në 75-vjetorin e Holokaustit

13:30, 27/01/2020
A+ Aa A-

Policia gjermane po heton shitjen e birrës me një etiketë të stilit nazist, që është parë si skandaloze në Gjermani ndërkohë që bota po përkujton viktimat e Holokaustit. Fotografitë e “Birrës së Rajhut Gjerman” u hodhën në facebook nga Gotz Ulrich, një shef qarku në Gjermaninë lindore, që shprehu zemërimin e tij, shkruan BBC.

“Ndihem i turpëruar" tha ai, duke akuzuar neonazistët për këtë provokim pikërisht 75 vjet pasi trupat sovjetike çliruan kampin e vdekjes në Aushvic.

Simbolet naziste janë të ndaluara në Gjermani. Përdorimi i tyre është i paligjshëm nëse ekziston një lidhje e qartë me nazistët ose ideologjinë tjetër të së djathtës ekstreme. Megjithatë, në disa kontekste kulturore, përdorimi i tyre tolerohet.

Ceremoni përkujtimore po mbahen në vendin e kampit të Aushvic-Birkenau në jug të Polonisë, ku nazistët gjermanë vranë afro 1,1 milionë persona, gati 1 milion prej tyre hebrenj.

Z. Ulrich tha se “Birra e Rajhut” po shitej të premten në Bad Bibra, në qytetin e tij të lindjes dhe ç’ishte më e keqja ishte se birra po shitej fluturimthi. Etiketa ngjyrë kafe të kujton uniformat kafe të  nazistëve dhe simboli nazist i shqiponjës ishte përpunuar, përjashtuar faktit që Kryqi i Hekurt tregohej brenda kurorës. Shkrimet e stilit gotik, që rikthejnë traditën gjermane, janë gjithashtu pjesë e propagandës neonaziste.

    Dyqani që shiste birrën ishte pjesë e rrjetit të shitjes me pakicë Getränke-Quelle, që tani u distancua nga shitja e saj duke thënë se vendimi nuk ishte marrë prej tyre. Getränke-Quelle i tha menaxherit të zonës që ta hiqte birrën nga tregu dhe se do ta tërhiqte markën e tij nga dyqani.

    Shtypi gjerman njoftoi se birra doli së pari në shitje në fillim të muajit përmes internetit, reklamuar nga Tommy Frencke, një aktivist neonazist. Ai drejton një pijetore pranë Themar, një qytet i vogël dhe vendi ku mbahet festivali vjetor neonazist.

    Po ashtu, shtypi gjerman zbuloi që numrat “kod” neonazist ishin përdorur për çmimin e një arke "Birrë të Rajhut Gjerman": 18.88 euro.

    Neonazistët e shikojnë numrin 18 si domethënës: Ata e lidhin me shkronjën e parë dhe të tetë të alfabetit, AH, inicialet e emrit Adolf  Hitler dhe numrin 88 për inicialet e përshëndetjes “Heil Hitler”./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco