Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Polonia do t’i blejë 32 aeroplanë F-35 për 4.6 miliardë dollarë

Polonia do t’i blejë 32 aeroplanë F-35 për 4.6 miliardë dollarë

12:49, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi përmes një postimi në Twitter se vendi i tij do të nënshkruajë kontratë për blerjen e 32 aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Aeroplanët e tipit “F-35 Lockheed Martin” do t’i kushtojnë qeverisë polake rreth 4.6 miliardë dollarë, shkruan “Reuters”.

Polonia për një kohë të gjatë ka bërë plane për blerjen e aeroplanëve luftarakë në përpjekje për ta forcuar ushtrinë në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë janë acaruar.

Ministri i mbrojtjes njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të mbahet të premten në Deblin, në lindje të Polonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco