Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çfarë po ndodh në Wuhan? SHBA tërheq stafin nga konsullata

Çfarë po ndodh në Wuhan? SHBA tërheq stafin nga konsullata

19:39, 24/01/2020
A+ Aa A-

SHBA ka tërhequr stafin e saj dhe familjet e tyre nga konsullata në Wuhan, në reagim të përhapjes së koronavirusit të ri që shpërtheu në qytet.

Sipas një zëdhënës të ambasadës, urdhri u dha për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të ri, problemeve logjistike të shkaktuara nga mbyllja e sistemit të transportit publik dhe spitalet e mbingarkuara në qytet.

Në lidhje me përhapjen e shpejtë të koronavirusit, Kina njoftoi sot mbylljen e shumë sektorëve të Murit të Madh si edhe të monumenteve të tjera simbol në Pekin, në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Një tjetër vend historik, që u mbyll për shkak të koronavirusit ishte dhe ‘Qyteti i Ndaluar’ në Pekin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco