Iu ngul peshku-shpatë në qafë, historia që bëri xhiron e botës

Iu ngul peshku-shpatë në qafë, historia që bëri xhiron e botës

09:14, 24/01/2020
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Historia e një adoleshenti nga Indonezia ka bërë xhiron e botës. Atij iu ngul në qafë një peshk-shpatë. Pasi shpëtoi nga kjo eksperiencë e hidhur, Muhammad Idul ka treguar historinë për BBC.

Ai tha se peshku kërceu nga uji dhe iu ngul në qafë. Forca ishte kaq e madhe sa adoleshenti ra nga varka në ujë. Në mënyrë të dëshpëruar ai notoi deri në breg dhe më pas nxitoi drejt spitalit.

Por historia është më e komplikuar dhe adoleshenti duhet të ndjehet me fat që është gjallë.

Ngjarja ndodhi kur ai po peshkonte natën me shokun e tij, Sardin.

Kur i drejtuan prozhektorin, peshku kërceu dhe iu ngul në qafë. Adoleshenti ra në ujë. Megjithatë peshku vazhdonte të lëvizte fuqishëm.

Muhammad i kërkoi ndihmë shokut, por ai u tregua i zgjuar kur u tha se nuk duhej ta hiqnin peshkun nga qafa pasi kështu do kishte shumë hemorragji. Adoleshenti doli në breg me peshkun 75 cm në qafë.

Babai i tij e dërgoi në spital. Mjekët e prenë trupin e peshkut, kurse kokën ia lënë brenda në qafën e adoleshentit sepse nuk e hiqnin dot.

Ata e dërguan në një spital tjetër më të specializuar, por edhe atje mjekët mbetën të shokuar. Pas ndërhyrjes së një ekipi me pesë kirurgë, djali shpëtoi.

Adoleshenti thotë se do i rikthehet sërish peshkimit, por duke bërë kujdes me peshqit-shpatë. Ata bëhen agresivë kur u bie drita dhe atë natë, prozhektori duket se e ka acaruar peshkun që iu ngul në qafë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco