Xhorxh Soros sulmon Facebook dhe premton 1 miliard dollar, për fushatën e re

Xhorxh Soros sulmon Facebook dhe premton 1 miliard dollar, për fushatën e re

09:01, 24/01/2020
A+ Aa A-

Miliadreri George Soros, mjaft i përfolur edhe në Shqipëri për ndërhyrje, në takimin e Davosit ka sulmuar rrjetin më të madh social në botë, Facebook, duke e akuzuar se do të vihet në shërbim të  Donald Trump për tu rizgjedhur si president i ShBA, raporton “Politiko”. 

“Facebook do të punojë për rizgjedhjen e Trump, kurse Trump do të mbrojë Facebook. Kjo më shqetëson shumë për rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës”, ka deklaruar financier i fuqishëm.

Sipas Soros, Trump është narcisti më i madh, presidenti kinez Xi Jinping një diktator, kurse vetë ka vlerësuar aktivisten e re Greta Thunberg, e cila sipas shumë mediave financohet prej tij. 

Në rrjedhë të kësaj Soros ka prezantuar edhe atë që ai e ka quajtur “projekti më i rëndësishëm i jetës time”, i cili sipas tij konsiston në investimin e 1 miliardë dollarëve për mendimin kritik, përmes një rrjeti të ri kolegjesh. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco