VIDEO/ Turqia po rekruton sirianë për t’i çuar në luftë në Libi, paga deri 2500 dollarë në muaj

VIDEO/ Turqia po rekruton sirianë për t’i çuar në luftë në Libi, paga deri 2500 dollarë në muaj

09:58, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një ditë para Samitit të Berlinit për konfliktin e armatosur në Libi, në rrjetet sociale qarkulloi një video që tregonte nga Siria, të mbështetur nga Erdogan, duke udhëtuar nga qyteti i Gaziantep për në Libi, ku ata do të luftojnë përkrah qeverisë Sharjah.

Informacioni u transmetua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit 260 mercenarë të lidhur me Ushtrinë Kombëtare Siriane, të mbështetur nga Turqia ishin në avion.

Videoja u postua në një llogari në Tëitter që i përkiste Ushtrisë Kombëtare Libiane (KhNA) Khalifa Haftar (LNA).

Misioni i tyre, sipas LNA, është të luftojnë përkrah qeverisë së Fayez al-Sharj të Unitetit Kombëtar, me urdhër të Ankarasë.

Në video, duken ushtarët duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa disa prej tyre përpiqen të mbulojnë fytyrat.

Megjithatë duhet theksuar se ky profil nuk është një llogari zyrtare e LNA.

Ditët e fundit, sipas Guardian, duke përmendur burime siriane në tre vende, dy mijë luftëtarë sirianë kanë ikur nga Turqia ose do të mbërrijnë së shpejti në fushat e betejës në Libi.

Një grup prej 300 ushtarësh nga divizioni i dytë i Ushtrisë Kombëtare Siriane, një ombrellë e grupeve rebele siriane të mbështetur nga Siria, ikën nga Siria, duke kaluar kufirin në fshatin Hoëard Kilis në 24 dhjetor, pasuar nga 350 të tjerë në 29 Dhjetor. Nga atje ata fluturuan për në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, ku u vunë në vijën e parë, në lindje të qytetit.

1.350 ushtarë të tjerë kaluan në Turqi në 5 janar. Ndërkohë, disa u dërguan në Libi ndërsa të tjerët akoma po stërviten në kampet në jug të Turqisë.

Për më tepër, edhe më shumë ushtarë nga Legjioni Islamik Sirian po mendojnë të fluturojnë për në Libi.

Kjo dukshëm është e motivuar edhe financiarisht.Sipas raportimeve, Turqia ofron paga nga 2000 deri në 2.500 dollarë  në muaj në një kontratë tremujore ose gjysmë-vjeçare, një shumë e madhe në krahasim me 68-76 euro në muaj që do të merrnin në Siri.

Mercenarët gjithashtu marrin premtime për amnisti dhe një pasaportë turke pas përfundimit të luftës.

Turqia gjithashtu paguan shpenzime mjekësore për ushtarët e plagosur dhe është përgjegjës për kthimin e të vdekurve në Siri.

Të paktën katër sirianë kanë humbur jetën tashmë në Libi, sipas Guardian, megjithëse njësitë e tyre thanë se ata kishin vdekur ndërsa ishin vendosur kundër forcave të drejtuara nga kurdët në Sirinë verilindore.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco