‘Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë’/ Mbyllet muzeu ‘Louvre’ në Paris

‘Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë’/ Mbyllet muzeu ‘Louvre’ në Paris

19:29, 17/01/2020

Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se "do të ulë pensionet e të gjithëve".

Disa protestues këndonin "Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë", raporton Rel.

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem "universal" të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco