Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pasuria e dyshimtë dhe marramendëse e kryeministrit të ri të Putin

Pasuria e dyshimtë dhe marramendëse e kryeministrit të ri të Putin

11:21, 17/01/2020
A+ Aa A-

‘Tërmeti’ politik në Rusi duket se ka vetëm një qëllim: të hapë rrugën që Vladimir Putin të bëhet udhëheqës i përjetshëm i Kremlinit. Kështu shkruajnë dhjetëra media të mëdha europiane, duke iu referuar largimit të papritur të qeverisë ruse.

Kryeministri i ri quhet Mikhail Mishustin dhe ekspertët thonë se ai është vetëm një vegël e Putin. Babai i tre fëmijëve u konfirmua të enjten, por menjëherë ndaj tij pati kritika se si e ka siguruar pasurinë marramendëse.

Lideri i opozitës, Alexey Navalny tha se gruaja e kryeministrit, Vladlena, ka fituar mbi 12 milionë dollarë gjatë dhjetë viteve të fundit, edhe pse nuk ka një punë. ‘Si ka mundësi që është kaq i pasur,’ tha Navalny.

Edhe pse ka qenë një aparatçik i rëndomtë përpara se të merrte promovimin e pazakontë, Mishustin ka në pronësi një vilë 920 metra katrorë me një oborr mbi 5.500 metra në një prej zonave më të mira në Rusi.

Një vilë e tillë kushton së paku 10 milionë dollarë. Por ai nuk ka deklaruar të dhëna që mund të justifikojnë këtë pasuri.

Përzgjedhja e Mishustin për kryeministër ka qenë një lajm shokues. Edhe vetë ai thotë se nuk mund të flinte gjumë natën kur dëgjoi emrin e tij. Ai mori të gjitha votat pro në parlament.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco