Mrekulli në Kashmir/ Vajza e ‘varrosur’ nën ortek, gjendet e gjallë pas 18 orësh

Mrekulli në Kashmir/ Vajza e ‘varrosur’ nën ortek, gjendet e gjallë pas 18 orësh

17:46, 15/01/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, një vajzë 12-vjeçare u gjet e gjallë, pasi u ‘varros’ për 18 orë nga orteku në Kashmir.

Samina Bibi kujtoi bërtiste për ndihmë, ndërsa shtrihej e bllokuar në një dhomë nën dëborë, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve nga ortekët e së hënës në Luginën Neelum të Pakistanit, në rajonin e Himalajeve, u rrit në 74, sipas zyrtarëve pakistanezë, pasi shpëtimtarët vazhduan të rimarrin trupat e viktimave.

Samina ishte një nga personat me fat. "Mendova se do të vdisja atje," tha ajo për Reuters nga një shtrat spitali në Muzaffarabad, ku ajo dhe dhjetëra njerëz të tjerë të plagosur, po merreshin me trajtimin e të plagosurve nga zona e ortekut.

Për nënën e Saminës, Shahnaz Bibi, e cila humbi një djalë dhe një vajzë tjetër, shpëtimi nuk ishte asgjë më shumë se një mrekulli.

Pasi u tërhoq nga dëbora më herët, Shahnaz tha që ajo dhe vëllai i saj, Irshad Ahmad, kishin hequr dorë nga shpresa për të gjetur Saminan gjallë.

Samina tha se nuk mund të flinte ndërsa priste ekipet e shpëtimit. Këmba e saj ishte thyer dhe kishte emoragji nga goja.

Për familjen, katastrofa ndodhi shumë shpejt. "Ne nuk kemi dëgjuar një gjëmim," tha Shahnaz, duke kujtuar momentet përpara se ortekut, I cili varrosi shtëpinë tre katëshe ku ajo dhe familja e saj ishin strehuar. Të paktën 18 prej tyre vdiqën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco