Moska teston me sukses ‘internetin rus’/ Çfarë nënkupton kjo...

Moska teston me sukses ‘internetin rus’/ Çfarë nënkupton kjo...

20:44, 24/12/2019
A+ Aa A-

Rusia testoi me sukses një alternativë vendase ndaj internetit global, njoftoi të martën qeveria.

Sipas BBC, detajet e këtij testimi janë akoma të mjegullta, por sipas Ministrisë së Komunikimit, përdoruesit e zakonshëm nuk vunë re ndonjë ndryshim.

Ekspertët janë të shqetësuar për tendencën e disa vendeve për të çmontuar internetin.

“Për fat të keq, drejtimi rus është një tjetër hap drejt copëtimit të internetit,” thotë profesor Alan Ëoodëard, një ekspert i shkencave kompjuterike.

“Gjithmonë e më shumë, vendet autoritariste duan të kontrollojnë atë që shohin qytetarët, duan të bëjnë atë që Kina e Irani e kanë bërë tashmë”.

“Kjo do të thotë se njerëzit nuk do kenë akses për të dialoguar mbi atë që po ndodh në vendin e tyre, por do te mbeten brenda flluskës së tyre”.

Inicativa ruse përfshin kufizimin e pikave, prej nga versioni rus i internetit lidhet me pjesën tjetër globale. Kjo nënkupton se qeveria ka më shumë kontroll mbi atë që mund të aksesojnë qytetarët.

Ekspertët thonë se është thjesht si një rrjet gjigand i brendshëm, njësoj siç bëjnë korporatat e mëdha.

Vendet e marrin shërbimin e huaj të internetit përmes kabllove nënujore ose pikave të lidhjes, që transmetojnë të dhënat mes vendeve përmes rrjeteve të komunikimit. Këto bllokohen ose kufizohen.

Rusia ka tashmë kompanitë e saj të mëdha të teknologjisë si Yandex apo Mail.ru. Vendi ka në plan që të krijojë edhe një Ëikipedia ruse. Politikanët kanë miratuar një ligj që ndalon shitjen e celularëve të zgjuar që nuk kanë të parainstaluar softueret ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco