Qeveria siriane në ofensivë/ Dhjetra-mijëra vetë braktisin banesat, shefi i OKB-së: Ndalni sulmet ndaj civilëve

Qeveria siriane në ofensivë/ Dhjetra-mijëra vetë braktisin banesat, shefi i OKB-së: Ndalni sulmet ndaj civilëve

16:35, 24/12/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, po bën thirrje për ndaljen e menjëherëshme të luftimeve në Sirinë veriperëndimore, ku një ofensivë qeveritare, ka detyruar dhjetra-mijëra vetë të lënë shtëpitë e tyre javën e fundit.

Një zëdhënës i zotit Guterres tha të hënën se është “i alarmuar nga shkalla e operacioneve ushtarake dhe sulmet përgjatë rrugës së evakuimit, ndërsa civilët përpiqen të shkojnë në veri, për t’iu shmangur rrezikut”, raporton VOA.

Qeveria siriane po përpiqet që të rimarrë kontrollin e provincës Idlib, zona e fundit që mbetet nën kontrollin e kryengritësve nga lufta civile që filloi në vitin 2011.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco