Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘I dashur Donald Trump’: Libri për fëmijë në zyrën e kryeministres së Zelandës së Re Një libër për fëmijë i titulluar 'Dear Donald Trump' i shkrimtares Sophie Siers dhe i vizatuar nga Anne Villeneuve si foto ilustrative.

‘I dashur Donald Trump’: Libri për fëmijë në zyrën e kryeministres së Zelandës së Re

11:47, 12/12/2019
A+ Aa A-

Wellington – Në stivën e librave në zyrën e Kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ndodhet edhe një libër për fëmijë me vizatime lidhur me murin kufitar të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Dear Donald Trump” tregon për një djalosh të Zelandës së Re që i drejton një seri letrash pa përgjigje, Presidentit amerikan, ku i kërkon këshilla  se si ta ndërtojë një mur që të mbajë vëllanë e tij të madh e “të padëshirueshëm”, larg pjesës së vet në dhomën e tyre të gjumit.

Libri ishte një ndër shumë, përfshirë libra për fëmijë, që ndodheshin mbi tryezën e Arden në zyrën e saj gjatë intervistës me Reuters të mërkurën.

“Ndoshta më duhet t’i zhvendos disa prej tyre”, tha kryeministrja duke shtuar se “I dashur Donald Trump” ishte shumë zbavitës.

Kryeministrja Arden është përshkruar nga disa mbështetës liberalë si një “anti – Trump”, që promovon çështje të tilla si drejtësia sociale, multilateralizmi, mbrojtja e mjedisit dhe barazia në forume ndërkombëtare të nivelit të lartë përfshirë OKB-në.

Por ajo e ka zbehur këtë qëndrim, duke e përshkruar takimin e saj me Trump në Nju Jork në shtator  me nota pozitive.

Një zëdhënës i saj nuk pranoi të komentojë mbi librin.

Grumbulli i librave mbi tryezën e Arden përfshinte dhe një seri tjetër nga Siers, “E dashur princesha Meghan”, një seri letrash drejtuar aktores amerikane që u martua në Familjen Mbretërore Britanike si dhe “She persisted”, një libër për fëmijë për 13 gratë amerikane që ndryshuan botën, nga Chelsea Clinton. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco