VIDEO/ Johnson akuzon Corbyn: Përkrahës i IRA-s prej 4 dekadash! I pa aftë ti japë fund 'kaosit' të Brexit

VIDEO/ Johnson akuzon Corbyn: Përkrahës i IRA-s prej 4 dekadash! I pa aftë ti japë fund 'kaosit' të Brexit

22:41, 06/12/2019
A+ Aa A-

Boris Johnson paralajmëroi se Jeremy Corbyn do ta 'kthejë vendin mbrapa dhe nuk do t'i japë fund 'kaosit' të Brexitit, në përballjen televizive zgjedhore.

Të premten, në BBC One, Kryeministri i kërkoi publikut të mbështesë marrëveshjen e tij me BE-në për të 'zhbllokuar potencialin' e Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se 150 biliardë dollarë investime janë duke pritur, raporton Dailymail.

Ai përqeshi qëndrimin e mërzitur të laburistëve për rinegociimin me Brukselin dhe mbajtjen e një referendumi tjetër, por Corbyn do qëndronte neutral . "Ju nuk mund të negocioni një marrëveshje nëse jeni neutral për të ... është një dështim i udhëheqjes për çështjen më të madhe me të cilën përballet ky vend për momentin," tha Johnson.

Boris Johnson këmbënguli se po vinte në zbatim një program 'ambicioz', që mund t'i jepte fund varfërisë së fëmijëve.

Zoti Johnson ka marrë një duartrokitje nga publiku, pasi akuzoi zotin Corbyn për 'përkrahje të IRA për katër dekada'.

Gjithashtu Johnson përsëriti vazhdimisht se kundërshtari i tij Corbyn, ishte 'injorant' mbi përfitimet e tregtisë së lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco