Papa Françesku: Kush zgjedh Krishtin, nuk vrapon pas magjistarëve!

Papa Françesku: Kush zgjedh Krishtin, nuk vrapon pas magjistarëve!

14:29, 04/12/2019
A+ Aa A-

Papa Françesku, në katekizmin e sotëm, nënvizoi: “Zotin nuk e njohim përmes praktikave të fshehta, por përmes dëftimit e dashurisë, që dhurohet”. Magjia, shtoi, nuk është e krishterë. Papa i nxiti barinjtë të rrinë zgjuar, për ta ruajtur grigjën, njoftoi Radio Vatikani.

Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, vijoi të flasë për “shtegtimin e Ungjillit nëpër për botë”, ashtu siç rrëfehet në Veprat e Apostujve. Në qendër të vëmendjes, në katekizmin e sotëm, ishte fragmenti biblik kushtuar shërbesës së Palit në Efez. Falë Palit - kujtoi Papa - rreth dymbëdhjetë vetë marrin Pagëzimin në emër të Krishtit. Të shumta, janë, pastaj mrekullitë, që ndodhin përmes Apostullit: të sëmurët shërohen, të pushtuarit nga djalli, çlirohen; e kjo ndodh sepse dishepulli i ngjet Mësuesit:

“Pushteti i Zotit, që shpërthen me gjithë vrullin e tij në Efez, ua çjerr maskën të gjithë atyre, të cilët duan ta përdorin emrin e Jezusit për t’i çliruar të pushtuarit nga djalli, por pa autoritetin shpirtëror për ta bërë këtë. Zbulon njëkohësisht, edhe dobësinë e arteve magjike, nga të cilat shumë vetë largohen përgjithmonë, duke i braktisur magjistarët, për të zgjedhur Krishtin. Ishte një përmbysje e vërtetë e situatës, për një qytet si Efezi, qendër e famshme për praktika magjish. Nëse zgjedh Krishtin, nuk mund të rendësh tek magjistari; feja është lëshim besimplotë në duart e një Zoti, plot me shpresë se Ai nuk njihet përmes praktikave okulte, për përmes zbulesës dhe dashurisë pa shpërblim”.

Edhe sot - nënvizoi Papa - të krishterët praktikantë shkojnë tek magjistarët, duke harruar se “magjia nuk është e krishterë”. E nuk janë të krishtera as shumë gjëra të tjera - shtoi - që bëhen për të  zbuluar të ardhmen ose për të ndryshuar rrjedhën e jetës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco