Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Arena e re Kombëtare e Hungarisë dhe miliardat e Orban për të forcuar vendin përmes sporteve Ndeshja miqësore Hungari - Uruguaj në 'Puskas Arena', Budapest, Hungary në 15 nëntor 2019

Arena e re Kombëtare e Hungarisë dhe miliardat e Orban për të forcuar vendin përmes sporteve

12:41, 23/11/2019
A+ Aa A-

Budapest – Hungaria sapo ka paruruar arenën e saj të re kombëtare të futbollit, një investim i fuqishëm i qeverisë së drejtuar nga Viktor Orban me synimin për të ringjallur ekonomikisht Hungarinë nëpërmjet sportit dhe tërhequr vëmendjen dhe interesin e botës ndaj saj

Reuters i ka kushtuar sot një shkrim të detajuar për investimet që Orban ka orientuar në të gjitha drejtimet e sportit.

“Me 650 milionë dollarë, 65 mijë vende, arena e re kombëtare e Hungarisë  u hap javën e kaluar dhe u ndërtua për të qenë gati për Kampionatin Europian, të cilin Hungaria vetë mund ta humbasë.

Qeveria ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë dollarë  për futbollin që kur Orban mori pushtetin në vitin 2010, me afro 400 milionë dollarë në vitin 2018, sipas të dhënave buxhetore të Shoqatës Hungareze të Futbollit.

FMN-ja e llogariti gjendjen financiare të vendit në 160 miliardë dollarë vitin e kaluar që do të thotë se 1 në 400 dollarë, shërbeu për të financuar futbollin.

Hungaria po ashtu priti Kampionit Botëror të Lojërave të Ujit në 2017 si dhe një numër aktivitetesh ndërkombëtare sportive që disa, përpjekjet e Orban i vlerësojnë si pjesë e një qasjeje të butë.

“Ai e konsideron sportin si një mjet të shkëlqyer për të përmirësuar imazhin e vendit jashtë”, tha Agoston Mraz, drejtor i Grupit Nezopront, një “think tank” pranë partisë qeverisëse të Orban, “Fidesz”.

“Sporti është i lidhur me gjithçka, ka një efekt të shumëfishtë në ekonomi, turizëm, media, kudo,” theksoi Mraz.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco