‘Vdiq gjatë seksit’/ Jepet vendimi në gjyqin e bujshëm

‘Vdiq gjatë seksit’/ Jepet vendimi në gjyqin e bujshëm

11:13, 22/11/2019
A+ Aa A-

Prindërit e një turisteje britanike, e cila humbi jetën në Zelandën e Re, shpërthyen në lot pasi u dha vendimi nga një gjykatë.

Historia e Grace Millane ka mbajtur pezull botën dhe gjyqi i saj është ndër më të mediatizuarit në planet.

Në fund, gjykata e gjeti fajtor për vrasje të arrestuarin 27-vjeçar të kësaj ngjarje të rëndë.

Babai i Grace, tha pas vendimit se vajza e tij 22-vjeçare u vra brutalisht një ditë përpara ditëlindjes, në dhjetor të vitit të shkuar.

“Grace ishte një vajzë e talentuar, e bukur dhe e dashur. Ajo ishte drita jonë e diellit. Do na mungojë përgjithmonë,” tha ai mes lotëve.

Vrasësi, që nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, deklaroi gjatë gjyqit se Grace vdiq aksidentalisht gjatë seksit. Ai tha se asaj po i shijonte seksi mazokist pasi ishte fanse e filmave ’50 hijet e Greit’.

Sipas tij, pasi ajo vdiq, atë e kapi paniku dhe e mori trupin, e futi në një valixhe dhe e groposi në pyll.

Por hetimet zbuluan se ai e vrau vajzën për kënaqësinë e tij seksuale. Pasi e kreu krimin, ai shikoi porno. Perversi e la vajzën në dhomë të përgjakur dhe shkoi në një tjetër takim përpara se të merrte vendimin për të groposur 22-vjeçaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco