Hakmarrja për ish-presidentin/ Zbardhet krimi që tronditi Gjermaninë

Hakmarrja për ish-presidentin/ Zbardhet krimi që tronditi Gjermaninë

18:13, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një mjek i njohur u qëllua për vdekje në një klinikë në Berlin të Gjermanisë. Fritz von Weizsaecker humbi jetën në vend pasi u godit me thikë në qafë nga një person që ishte në audiencë dhe po ndiqte një seminar për sëmundjet e mëlçisë.

Viktima është djali i persidentit të ndjerë gjerman, Richard von Weizsaecker, që ishte në krye të vendit nga viti 1984 deri në vitin 1994.

Policia ka arrestuar një gjerman 57-vjeçar për krimin e rëndë.

Tashmë janë mësuar detaje nga hetimet. Mësohet se autori ka thënë se e ka kryer krimin si hakmarrje ndaj babait të mjekut.

Kjo për shkak se ish-presidenti gjerman ka qenë drejtues i një kompanie kimikatesh në vitet ’60. Kjo kompani është akuzuar se ka dërguar lëndë kimike helmuese në luftën e Vietnamit.

Autori tha se pasi nuk mund të takonte ish-presidentin e ndjerë, të ndarë nga jeta para pak vitesh, vendosi të vriste të birin.

Autoritetet thonë se i bëjnë edhe një ekzaminim psikiatrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco