Kryeministri i Maltës: Do të kërkojmë të falet ndërmjetësi i vrasjes së gazetares në rast se ...

Kryeministri i Maltës: Do të kërkojmë të falet ndërmjetësi i vrasjes së gazetares në rast se ...

11:33, 19/11/2019
A+ Aa A-

Valletta – “Qeveria malteze do të rekomandojë një falje për një person të dyshuar si ndërmjetësi në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia në vitin 2017, nëse ai u tregon autoriteteve atë që di dhe pranon të dëshmojë në gjyq”, tha Kryeministri Joseph Muscat të martën, sipas Reuters.

Ai e bëri deklaratën pasi gazeta Times of Malta njoftoi se policia kishte arrestuar një burrë që dyshohej si ishte ndërmjetësi midis personit që porositi vrasjen me makinë-bombë dhe tre burrave që e kryen vrasjen.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, ka kërkuar të falet që të zbulojë urdhëruesin. Ai gjithashtu kërkon që falja të aplikohet edhe për krimet e tjera që ka kryer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco