Pretasta masive në Kili, 22 të vdekur dhe mijra të arrestuar që nga fillimi i protestave

Pretasta masive në Kili, 22 të vdekur dhe mijra të arrestuar që nga fillimi i protestave

11:30, 15/11/2019
A+ Aa A-

Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në 'Piazza Italia' në kryeqytetin Santiago, në një ditë të re të mobilizimit kundër presidentit Piñera dhe politikave të tij neoliberale.

Forca të shumta policore u ndeshën me protestuesit të cilët i sulmuan me bomba molotov, gurë dhe mjetet të tjera të forta.

Demonstruesit dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe thirjen e një kuvendi i cili do të ndërtonte një Kushtetutë të re për vendin.

Kushtetuta kiliane daton që nga koha e diktaturës së Pinoçetit.

Më shumë se 26,000 protestues janë arrestuar në Kili që nga fillimi i protestës.

Protestat, të cilat shpërthyen më 18 tetor, kanë regjistruar deri më tani vdekjen e 22 protestuesve, të vrarë në përleshje me forcat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco