Pas vizitës së presidentit Erdogan në SHBA, Turqia deporton amerikanin e dyshuar si anëtar i IS

Pas vizitës së presidentit Erdogan në SHBA, Turqia deporton amerikanin e dyshuar si anëtar i IS

20:13, 14/11/2019
A+ Aa A-

Turqia njoftoi të enjten, se po deporton drejt Shteteve të Bashkuara një shtetas amerikan, që dyshohet të jetë anëtar i Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se 39-vjeçari Mohammad Darwis B, po riatdhesohet pasi kishte qëndruar për disa ditë në një territor të papërcaktuar mes Turqisë dhe Greqisë.

Ankaraja tha gjithashtu se tashmë Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord ta marrin atë, raporton VOA.

Kthimi i tij në Shtetet e Bashkuara, pason takimin në Uashington mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit Donald Trump.

Që pas nisjes së ofensivës ushtare në veri të Sirisë, Turqia ka nisur një fushatë për të dëbuar anëtarët e huaj të ISIS-it, të cilët janë ndaluar në Turqi apo Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco