Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Shënohet viktima e parë në sulmin tragjik në SHBA, 2 të tjerë të plagosur rëndë

VIDEO/ Shënohet viktima e parë në sulmin tragjik në SHBA, 2 të tjerë të plagosur rëndë

19:42, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një person ka vdekur dhe të paktën dy të tjerët janë plagosur rëndë, pas një sulmi me të shtëna në një shkollë të mesme amerikane.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme Saugus në Santa Clarita, rreth 80 kilometra në veri të Los Angeles, raporton euronews.

I dyshuari u përshkrua nga policia si një mashkull aziatik. Ai kishte qenë në arrati, por më vonë u arrestua.

Spitali Henry Mayo tha se një paciente femër kishte vdekur dhe se po trajtonte dy meshkuj të tjerë "të plagosur rëndë".

Shkolla e Mesme Saugus dhe se të gjitha shkollat në rrethin William S Hart, u mbyllën.

Incidenti shënoi një tjetër sulm me armë në drejtim të shkollave në Shtetet e Bashkuara, ku të shtëna masive të përsëritura vitet e fundit kanë intensifikuar debatin për kontrollin e armëve dhe të drejtën kushtetuese që qytetarët të mbajnë armë.

Video nga televizioni lokal NBC tregoi disa studentë që po ecnin larg shkollës dhe një sërë mjetesh policie dhe zjarrfikëse të parkuara.

"Unë isha vërtet, vërtet e frikësuar. Unë po dridhesha", tha një studente femër për televizionin NBC, duke shtuar se ajo pa një person të shtrirë në tokë të mbuluar me gjak.

Studenti tha se po bënte detyrat e shtëpisë kur njerëzit filluan të vraponin dhe ajo u fsheh nën një tavolinë derisa policia hyri në ndërtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco