Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Shpërthen bomba e vendosur në makinë, 7 të vdekur 10 të plagosur

Shpërthen bomba e vendosur në makinë, 7 të vdekur 10 të plagosur

08:12, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një bombë ka shpërthyer në kryeqytetin afgan Kabul të mërkurën duke lënë të vdekur 7 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Bomba që shpërtheu ishte e vendosur në një makinë. Mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, postoi në rrjetin social Twitter se shpërthimi në orët e para të mëngjesit kishte vënë në shënjestër makinën e një kompanie të huaj sigurie. Ai tha se katër punonjës të huaj të sigurisë ishin mes të plagosurve, por nuk dha detaje të tjera.

Për sulmin e kryer asnjë nga grupet e konfliktit në Afganistan nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Talebanët dhe militantët e lidhur me degën afgane të Shtetit Islamik shpesh marrin përsipër organizimin e sulmeve të tilla. Dhuna e së mërkurës vjen një ditë pasi Presidenti Ashraf Ghani liroi tre të burgosur të rëndësishëm talebanë në shkëmbim për dy pengje, një amerikan dhe një australian.

Dy të huajt jepnin mësim në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan para se të rrëmbeheshin nën tytat e armëve pranë kampusit në gushtin e vitit 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco