Detaje të reja nga kompleksi i Al-Bagdadit, shërbim interneti deri në ditën e bastisjes

Detaje të reja nga kompleksi i Al-Bagdadit, shërbim interneti deri në ditën e bastisjes

22:47, 13/11/2019
A+ Aa A-

Kompleksi në veri të Sirisë, ku ish udhëheqësi i grupit terrorist të Shtetit Islamik u strehua derisa forcat e operacioneve speciale amerikane hynë në sulm muajin e kaluar, raportohet se ishte i lidhur në internet deri në ditën e bastisjes fatale.

Dokumentet e marra nga Jenan Moussa i TV Al-Aan të martën, treguan se kompleksi i Al-Bagdadit, afër kufirit turk në provincën Idlib të veri-perëndimit të Sirisë, kishte lidhje interneti që nga shkurti i këtij viti dhe ai mbeti aktiv deri 12 orë para bastisjes nga SHBA më 26 tetor, raporton FoxNews.

Sipas dokumenteve, abonimi i Internetit në kompleksin e Al-Bagdadit kishte filluar më 1 shkurt të këtij viti.

Tarifa mujore ishte ekuivalente me 8 dollarë dhe u pagua deri në tetor, sipas Moussa, i cili shtoi se emri i përdoruesit që Al-Bagadi kishte përdorur, ishte "mhrab".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco