Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hakmerren militantët e Gazës, sulmojnë me mbi 50 raketa Izraelin

Hakmerren militantët e Gazës, sulmojnë me mbi 50 raketa Izraelin

17:38, 12/11/2019
A+ Aa A-

Të martën, militantët në Gaza, goditën me një breshëri prej të paktën 50 raketash, mbi kufirin në Tel Aviv.

Militantët janë zotuar për hakmarrje të mëtejshme, pasi ushtria izraelite kreu një sulm ajror të shënjestruar mbi komandantët e lartë të xhihadit islamik në Gaza dhe në Siri, raporton FoxNews.

"Përgjigja ndaj këtij krimi nuk do të ketë kufij," tha Xhihadi Islam gjatë një deklaratë.

Këtë të martë, sulmi ajror izraelit i udhëhequr nga nënkolonel Jonathan Conricus, vrau Bahaa Abu el-Atta dhe gruan e tij, në shtëpinë e tyre në Gazan lindore, njofton një zëdhënës ushtarak izraelit.

Synimi ishte një "bombardim i shpejtë", pasi militantët e Gazës janë përgjegjës për një numër sulmesh të fundit me raketa në jug të Izraelit.

Nënkolonel Conricus tha se militanët islamik, ishin duke planifikuar në mënyrë aktive sulme të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco