Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ish-Presidenti i SHBA shtrohet në spital

Ish-Presidenti i SHBA shtrohet në spital

12:34, 12/11/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter 95 vjeç është shtruar në spital në Atlanta pas problemeve shëndetësore.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të ulur presionin e gjakut në tru. Operacioni është planifikuar të kryhet pas disa orësh sipas orës lokale.

Jimmy Carter është ish-Presidenti më i vjetër amerikan që jeton ende. Ai ka qenë Presidenti i 39-të i SHBA-së nga radhët e demokratëve dhe qëndroi në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1977 deri në vitin 1981.

Gjatë rikandidimit për t’u zgjedhur për herë të dytë si President, Carter u mund nga Ronald Reagan.

Në vitin 2002, Jimmy Carter fitoi Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco