FOTO/ Arrestoi djalin e El Çapos, pamje nga ekzekutimi i policit me 150 plumba

FOTO/ Arrestoi djalin e El Çapos, pamje nga ekzekutimi i policit me 150 plumba

19:37, 09/11/2019
A+ Aa A-

Kanë dalë fotot e oficerit të policisë meksikane, Eduardo Triana, i cili u ekzekutua me 150 plumba, pasi  kishte rol kryesorë në arrestimin e djali të El Çapos.

Eduardo Triana 32-vjeç, u vra nga dy persona në parkingun e një qendre tregtare, dy ditë më parë, 15 minuta pasi kishte mbaruar turnin.

Makina e kuqe Nissan iu afrua, siç u pa nga kamerat e sigurisë, ku prej aty dolën dy vrasës, të cilët e rrethuan policin dhe qëlluan plot 150 plumba, duke e lënë të vdekur.  

Nga raportimet e mediave vendase, i riu kishte luajtur rol kryesorë në arrestimin e djalit të El Çapos, Ovidio Guzman, i cili u lirua vetëm disa orë më vonë, pasi djali tjetër i El Çapos, Archivaldo Guzman, urdhëroi një sulm masiv. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco