Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ 'Al Bagdadi vdiq si një qen'. Momenti i sulmit nga Forcat Speciale amerikane

VIDEO/ 'Al Bagdadi vdiq si një qen'. Momenti i sulmit nga Forcat Speciale amerikane

17:55, 27/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mëngjesin e sotëm lajmin se, lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi nuk jeton më, kjo si pasojë e një operacioni të kryer nga forcat speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë.

 “Mbrëmjen e shkuar Shtetet e Bashkuara nxorrën para drejtësisë terroristin numër një në botë. Abu Bakr al-Bagdadi ka vdekur”, do të thoshte Trump nga Salla Diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, i njëjti vend ku një javë më parë do të njoftonte armëpushimin mes Turqisë dhe Kurdëve.

“Ai ishte themeluesi dhe lideri i ISIS, organizata terroriste më e dhunshme në botë”, vijoi Trump.

Al Bagdadi, siç e konfirmoi edhe presidenti amerikan, vetëshpërthehu një jelek me eksploziv gjatë sulmit amerikan në Idlib duke vrarë kështu edhe tre fëmijët e tij.

Sipas Trump, vdekja e al-Bagdadit është një lajm më i mirë se ai për vdekjen e Osama Bin Laden, lideri i Al Kaedas, përgjegjës për sulmin e 11 Shtatorit 2011 në New York, raporton Syri.net.

Abu Baker al-Bagdadi, 48-vjeç, ishte i pari në listën e terroristëve ndërkombëtarë të kërkuar nga Uashingtoni. Në këtë listë ndodhej prej Tetorit 2011, kur për kokën e tij u vu një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Në 2014-ën, pasi xhihadistët pushtuan Mosulin, Al-Bagdadi shpalli krijimin e Shtetit Islamik në një territor të gjerë që përfshinte zonat naftëmbajtëse të veriut të Irakut dhe Sirisë.

Organizata e tij terroriste është përgjegjëse për qindra vrasje, masakrime, përdhunime, ndërsa nuk kanë munguar sulmet e përgjakshme as në Europë. /SYRI.net

Momenti i sulmit të forcave speciale amerikane:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco