FOTO/ Përleshje me policinë, vriten 2 protestues dhe plagosen 26 të tjerë në Irak

FOTO/ Përleshje me policinë, vriten 2 protestues dhe plagosen 26 të tjerë në Irak

18:02, 26/10/2019
A+ Aa A-

Dy njerëz u vranë në Irakun e jugut dhe 26 u plagosën në Bagdad të shtunën, thanë burimet nga policia dhe spitali, ndërsa demonstruesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në protestat kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi.

Të premten, trazirat pasuan një ditë protestash të dhunshme në të cilat të paktën 52 njerëz u vranë në të gjithë vendin, raporton Reuters.

Dy protestues u vranë dhe 17 njerëz u plagosën në qytetin jugor të Irakut, Nasiriya.

Një grup protestues u shkëputën nga mijëra të mbledhur në Nasiriya qendrore për të sulmuar shtëpinë e një zyrtari lokal, tha policia.

Rojet hapën zjarr ndaj protestuesve pasi rrëzuan ndërtesën, tha policia.

Në Bagdad, forcat e sigurisë gjuajtën gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në sheshin Tahrir.

Nga 26 të plagosurit, pesë persona ishin në gjendje kritike, pasi u goditën drejtpërdrejt në kokë nga bombulat e gazit lotsjellës, thanë burimet e policisë dhe të spitalit.

Ushtria dhe Ministria e Brendshme e Irakut sinjalizuan në deklarata se ata planifikuan t'u përgjigjen më ashpër protestave të shtunën.

Të premten gazi lotsjellës u përdor vetëm për të zmbrapsur ata që iu afruan Zonës së Gjelbër të fortifikuar të kryeqytetit, ndërsa të shtunën, forcat e sigurisë po e përdorin atë për të gjithë të mbledhurit në Sheshin Tahrir.

Zona e Gjelbër është zona e qeverisë qendrore të Bagdadit që ishte e mbyllur për publikun irakian për shumë vite.

"Ne erdhëm me flamuj dhe shishe uji, por ata na goditën", tha demonstruesi 33-vjeçar Silwan Nour. "Ne jemi paqësorë, nuk kemi armë."

Bombulat e gazit lotsjellës u hodhën në turmë përafërsisht çdo 15 minuta, tha një korrespondent i Reuters.

Kjo zemëroi më tej një turmë që po proteston kundër elitave politike për të cilat ata thonë se vazhdimisht kanë dështuar të përmirësojnë jetën e njerëzve të zakonshëm të Irakut, pas konflikteve ndër vite dhe vështirësive ekonomike.

"Kërkesat tona janë shumë të thjeshta, por ato as nuk mund të na e japin atë. Ky është vendi ynë! Abdul Mahdi është vetëm një figurë. Bagdadi nuk do të heshtë kurrë, "tha një protestues.

Shumica e atyre që u vranë të premten ishin protestues, kryesisht nga qytetet në jug të vendit.

Tetë protestues u vranë në Bagdad, shumica e tyre pasi u goditën nga bombola me gaz lotsjellës të nisur nga forcat e sigurisë.

Protestuesit u përgatitën më mirë të shtunën, duke shpërndarë maska dhe manuale sesi të ruanin veten nga gazi lotsjellës. Të tjerët shpërndanë ushqim dhe ujë falas. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco