FOTO/ Çfarë aksidenti i frikshëm

FOTO/ Çfarë aksidenti i frikshëm

14:14, 26/10/2019
A+ Aa A-

Një burrë në shtetin e Xheorxhias, SHBA, ka shpëtuar mrekullisht gjallë pasi makina e tij u përplas me një kamion drush dhe trungjet u futën në mjetin e tij duke e përshkuar të gjithë.

Fotot dramatike u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Zyra e Zjarrfikësve të Kontesë Utifild. Shefi i zjarrfikësve, Edward O’Brien, tha për CNN se shoferi kishte pësuar vetëm dëmtime të vogla.

Megjithatë, zjarrfikësit duhet të sharronin rreth 40 trungje e më pas të çanin makinën për të shpëtuar shoferin. Pas gjithë punës së lodhshme me prerjen e drurëve, u desh vetëm çerek ore për ta nxjerrë nga makina, tha O’Brien.

Ai shpjegoi se shoferi kishte mbijetuar vetëm për shkak se ndenjësja ishte tej mase e shtrirë dhe koka e tij kishte përfunduar në hapësirën boshe të krijuar mes trungjeve.

‘Dukej sikur vendi ishte krijuar posaçërisht për kokën e tij’, tha O’Brien.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco