‘Mama po vdes, s’po marr dot frymë’: Fjalët e fundit të 26-vjeçares që ndodhej mes 39 viktimave në kamion

‘Mama po vdes, s’po marr dot frymë’: Fjalët e fundit të 26-vjeçares që ndodhej mes 39 viktimave në kamion

16:51, 25/10/2019
A+ Aa A-

Një e re Vietnameze dyshohet të jetë në mesin e 39 migrantëve që u zhdukën në pjesën e pasme të një kamioni pasi ajo i shkroi nënës e saj duke i thënë se po vdiste.

Pham Thi Tra My i dërgoi nënës së saj një seri mesazhesh, ku shfaqej e shqetësuar, duke i thënë asaj që po vdiste sepse nuk mund të merrte frymë, raporton Daily Mail. 

Familja e saj pretendon se kontrabandistët u paguan 30 mijë sterlina nga 26-vjeçarja për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kinës, në kërkim të një jete më të mirë.

Në mesazhet e 26-vjeçares, dërguar në 10.28 pasditen e së martës, dy orë para se kamioni të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte nisur nga Belgjika, Pham Thi Tra i thotë nënës së saj: "Më fal mama. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka patur sukses. Mami, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë".

Vëllai i saj tha për BBC se, ajo fluturoi për në Kinë, më pas u nis për në Francë dhe fillimisht u përpoq të kalonte kufirin e Mbretërisë së Bashkuar më 19 tetor, por 'u kap' dhe u kthye mbrapa.

Tra My mendohet të jetë në mesin e 8 grave dhe 31 burrave që u zbuluan brenda kamionit  të mërkurën në mëngjes.

Raporti ka dalë nga organizatat për të Drejtat e Njeriut, një rrjet qytetar me qendër në Vietnam, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco