Armëpushim 120 orësh/ SHBA zbyth Erdoganin

Armëpushim 120 orësh/ SHBA zbyth Erdoganin

20:04, 17/10/2019
A+ Aa A-

Zv/presidenti i SHBA Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftuan pak minuta më parë se ata kanë arritur një marrëveshje armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve, pas një takimi me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Ankara.

Marrëveshja vjen disa orë pasi doli një letër në të cilën Presidenti Trump paralajmëroi homologun turk duke i kërkuar të mos sillet si "budalla" dhe "të mos bëjë të fortin".

Të gjitha operacionet ushtarake do të ndalen për 120 orë, ndërsa SHBA do të ndihmojë në lehtësimin e "tërheqjes së rregullt" të trupave të drejtuara nga kurdët nga ato që Turqia i cilëson "zona të sigurta" në kufi.

Armëpushimi i arritur është përshëndetur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

"Lajm i shkëlqyer nga Turqia. Konferencë për shtyp së shpejti. Falemindeirit Erdogan, miliona jetë do të shpëtohen", shkruan Trump në Twitter. 

Image

Turqia nisi sulmin e saj javën e kaluar. Ai synonte të shtynte luftëtarët kurdë nga kufiri dhe të krijonte këtë "zonë të sigurt" për të rivendosur refugjatët sirianë.

Ofensiva ndërkufitare erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Trump nxori forcat amerikane nga zona.

Vendimi i tij ka shkaktuar një mori kritikash brenda dhe jashtë vendit, me disa që e akuzojnë atë se i dha presidentit turk Erdogan një "dritë jeshile" për operacionin.

“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, do të deklaronte Erdogan gjatë një fjalimi.

“Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë “ndaloni”.(…) Ne nuk do të kthehemi pas”, nënvizoi presidenti turk.

Por mesa duket letra e ashpër e Trump e ka bërë të ndërrojë mendje. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu17/10/2019 22:13

Hallall Amerikes

EC17/10/2019 21:29

SHBA-të nuk zbythin Erdoganin, por SHBA-të dhe Turqia u japin së bashku 120 orë kohë marksist-leninistëve kurdë që të bëjnë vullnetarisht atë që kërkon Turqia dhe të zbythen 35 kilometra. Nëse ata zbythen vetë, natyrisht që Turqia nuk ka pse lufton me ta. Nëse nuk zbythen, pas dy ditësh do t'i ndjekë prapë.

Zeqir 17/10/2019 21:13

Qellimi u arrit pastrimi i zones nga terroristet kurd. Me ultimatum per 120 ore ose nepermjet operacionit ushtarak. E keni provuar se nuk e perballoni ofensiven dhe pranuat ikjen te turperuar.

Rrumpalla17/10/2019 20:50

Shko mor pallosh ti Erdoganit si vjen as te...

Shto koment

Denonco