VIDEO/ Grabitësi futet me armë në farmaci, e moshuara nxjerr paratë! Autori e puth në ballë: Jo zonjë, rri e qetë

VIDEO/ Grabitësi futet me armë në farmaci, e moshuara nxjerr paratë! Autori e puth në ballë: Jo zonjë, rri e qetë

17:21, 17/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë një grabitjeje në një farmaci në Brazilit, një ngjarje e pazakontë  ka ndodhur, pasi grabitësi e puthi në ballë gruan e moshuar që i dorëzoi paratë nga paniku.

Të armatosur, grabitesit kanë hyrë me shpejtësi dhe kanë kërkuar paratë.

Në banak ka qenë edhe një grua e moshuar, që duket se kishte zgjedhur momentin e gabuar për të blerë ilacet.

Ajo ka ngritur duart lartë dhe i ka dhënë paratë që kishte me vete grabitësit.

Por ai e ka befasuar, pasi e ka puthur në ballë dhe i ka thënë: Jo zonjë, rri e qetë, nuk i dua paratë e tua.

Video është nxjerrë nga kamerat e sigurisë së farmacisë, ndërkohë që pronari Samuel Almeida, tha se autorët sapo hynë kërkuan paratë dhe morën në sasi parash, por jo ato që u dha e moshuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco