Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trump i shkruan Erdogan/ Mos bëj si djalë i fortë, mos u bë budalla...

Trump i shkruan Erdogan/ Mos bëj si djalë i fortë, mos u bë budalla...

23:27, 16/10/2019
A+ Aa A-

Në një letër, që mban datën 9 tetor 2019, presidenti i SHBA-ve Donald Trump i drejtohet homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me inkursonin turk në Siri, duke iu drejtuar me frazat “mos bëj djalin e fortë” dhe “mos u trego budalla”.

 “Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”, shkruan ndër të tjera Trump.

LETRA E PLOTË:

“I dashur president

Le të punojmë për një marrëveshje të mirë. Ju nuk doni të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke, dhe do ta bëj. Unë ju kam dhënë tashmë një shembull të vogël në lidhje me Pastorin Brunson.

Kam punuar shumë për të zgjidhur disa nga problemet tuaja. Mos e rrëno botën. Mund të bësh një marrëveshje të madhe. Gjenerali Mazloum dëshiron të negociojë me ju. Dhe është i gatshëm të dalë në përfundime që nuk janë parë kurrë më parë.

Historia do t'ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe humane. Do t'ju shikojë përgjithmonë, pasi gjërat e mira të djallit nuk ndodhin. Mos bëj si djalë i fortë. Mos u trego budalla.

Do t’ju telefonoj më vonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco