Turqia sulmon gabimisht ‘Forcat Speciale’ amerikane në Siri

Turqia sulmon gabimisht ‘Forcat Speciale’ amerikane në Siri

23:05, 11/10/2019
A+ Aa A-

Një kontigjent i Forcave Speciale të SHBA, u prek nga bombardimet turke kundër pozicioneve kurde të mbështetur nga SHBA në veri të Sirisë, pak ditë pasi Presidenti Donald Trump i tha homologut të tij turk se ai do të tërhiqte trupat e SHBA-së nga pozicione të caktuara në zonë.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha që bombardimet nga forcat turke ishin aq të rënda, sa personeli i SHBA-së e konsideroi ti kundërpërgjigjej në formë vetëmbrojtje, raporton Newsweek.

Newsweek ka mësuar përmes një zyrtari të inteligjencës kurde të Irakut dhe një zyrtari të lartë të Pentagonit, se Forcat Speciale që veprojnë në kodrën Mashtenour në qytetin me shumicë kurde të Kobani, ishin nën zjarr artilerie nga forcat turke që kryenin të ashtuquajturën "Operacionin e Pranverës së Paqes" kundër luftëtarëve kurd mbështetur nga SHBA, por konsiderohen si organizata terroriste nga Turqia.

Asnjë lëndim nuk është raportuar.

Në vend që të kundërpërgjigjeshin me zjarr, Forcat Speciale u tërhoqën sa të pushonin bombardimet.

Të mërkurën, u raportua se rregullat e tanishme të angazhimit për forcat e SHBA-së, vazhdojnë të përqendrohen rreth vetëmbrojtjes dhe se nuk është dhënë asnjë urdhër nga Pentagoni për një tërheqje të plotë nga Siria.

Zyrtari i Pentagonit tha që forcat turke duhet të jenë të vetëdijshme për pozicionet e SHBA-së "deri në rrjet". Zyrtari nuk mund të specifikonte numrin e saktë të personelit të pranishëm, por tregoi se ata ishin "numër të vogël nën nivelin e kompanisë", kështu që diku midis 15 dhe 100 trupave.

Newsweek i është drejtuar Pentagonit për të komentuar situatën.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kishte paralajmëruar për një kohë të gjatë se do të sulmonte kufirin për të krijuar një të ashtuquajtur "zonë të sigurt" dhe pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se trupat e SHBA do të qëndronin mënjanë, ai nisi operacionin në fillim të kësaj jave.

Në deklaratën e së dielës, Shtëpia e Bardhë kishte thënë se trupat amerikane "nuk do të jenë më në zonën e kufirit" pasi Turqia dhe rebelët aleatë filluan sulmin e tyre.

Të premten, Kryetari i Përgjithshëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjenerali Mark Milley, tha se personeli amerikan ishte "akoma i vendosur" përveç në "dy posteve të vogla" pranë kufirit me Turqinë.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, tha se rreth 50 persona personel të Forcave Speciale, ishin ripozicionuar përpara sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco