VIDEO/ Pas fortunës, ura shembet brenda pak sekondash

VIDEO/ Pas fortunës, ura shembet brenda pak sekondash

10:11, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një urë e lartë është shembur në Tajvan. Një kamion cisternë që transportonte naftë është rrëzuar mbi anijet e peshkimit, disa orë pasi zona u godit nga një tajfun.

Ndërsa zhytësit janë në kërkim të viktimave në ujë.

Ura me gjatësi 137 metra lidh fshatin Nanfangao me Tajvanin lindor.

Të paktën 14 persona raportohet se u plagosën. Një helikopter i forcave ajrore, anije peshimi dhe më shumë se 60 persona nga personeli ushtarak, përfshirë është zhytës janë vënë në kërkim të personave të bllokuar nën rrënoja.

Shembja e urës erdhi disa orë pasi një tajfun përfshiu disa pjesë të ishullit, por zyrtarët nuk e kishin menduar se stuhia kishte dobësuar urën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco