Shembet ura në Tajvan, 14 të plagosur

Shembet ura në Tajvan, 14 të plagosur

09:51, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një urë e lartë harku u rrëzua në mënyrë dramatike në Tajvan këtë mëngjes, duke rrëzuar edhe një kamion tanker që binte mbi anijet e peshkimit dhe duke filluar edhe kërkim masiv të njerëzve që përfunduan në ujë.   

Ura me gjatësi 137 metra u shkatërrua në fshatin e peshkimit të Paqësorit, Nanfangao në Tajvanin lindor, duke marrë edhe harkun e saj gjigant me vete.

Të paktën 14 persona janë plagosur, dhe një ekuipazh me më shumë se 60 persona janë impenjuar në kërkim të personave të cilët kanë përfunduar në ujë.

Rënia erdhi disa orë pasi një tajfun përfshiu një pjesë të ishullit, por zyrtarët nuk e kuptuan këtë mëngjes nëse stuhia kishte dobësuar urën.

F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco