Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Largimi i Londrës, moment tragjik për Evropën

Largimi i Londrës, moment tragjik për Evropën

17:32, 22/09/2019
A+ Aa A-

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor është një moment tragjik për Evropën, deklaroi presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për gazetën spanjolle ”El Pais”.

Kreu i ekzekutivit evropian, i cili do të heqë dorë nga posti i tij më 31 tetor, argumenton se Brexit “shkon kundër ndjenjës së historisë dhe shpirtit të Churchill-it, i cili në kohën e tij u përgjërua për Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

“Unë besoj se kemi ende mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Londrën”, thekson  Juncker, i cili e konsideron si “konstruktiv dhe pjesërisht pozitiv” takimin e tij, të hënën e kaluar në Luksemburg, me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco