VIDEO/ I propozoi të dashurës për martesë nën ujë, mbytet i riu

VIDEO/ I propozoi të dashurës për martesë nën ujë, mbytet i riu

17:15, 22/09/2019
A+ Aa A-

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Tanzani, ku një burrë u mbyt ndërsa i propozonte për martesë të dashurës së tij nën ujë.

I riu Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine ishin me pushime kur ndodhi incidenti tragjik.

Ai nuk arriti të dilte kurrë më nga uji, për të dëgjuar përgjigjen e të dashurës së tij.

E dashura  tregoi foto dhe video nga momenti i propozimit, në një postim në Facebook.

“Nuk dole kurrë nga ajo thellësi, kështu që nuk munde ta dëgjosh përgjigjen time: Po! Po! Një milion herë, po, do të martohem me ty! Kurrë nuk u përqafuam për të festuar fillimin e pjesës tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e bukur e jetës sonë u shndërrua në më të keqen, në kthesën më të paimagjinueshme”, shkroi Antonie.

Në video, Weber shihet duke qëndruar nën ujë dhe mban një letër të shënuar me shkrim dore:

“Nuk mund ta mbaj frymën aq gjatë sa të të them gjithçka që dua tek ty. Por gjithçka që dua tek ty, e dua çdo ditë e më shumë”.

Më pas nxjerr një unazë dhe hap kutinë ndërsa Antoine qesh në sfond. Nuk është raportuar akoma se si ndodhi incidenti i mbytjes së tij.

Propozoi të dashurën nën ujë, mbytet tragjikisht on Vidnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco