Netanyahu nuk dorëzohet, bën thirrje për një qeverie të unitetit

Netanyahu nuk dorëzohet, bën thirrje për një qeverie të unitetit

16:23, 19/09/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje kundërshtarit të tij kryesor politik, Benny Gantz, që të krijojnë një qeveri uniteti, pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat nuk prodhuan asnjë fitues bindës.

Netanyahu, përmes një mesazhi më 19 shtator, tha se ai preferonte të formonte një koalicion të krahut të djathtë, por rezultatet treguan se nuk ishte e mundur, raporton Rel.

Deklarata e Netanyahut është një zhvillim i rëndësishëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të Izraelit që u mbajtën më 17 shtator.

Gantz, një ish-shef i ushtrisë, dhe kreu i partisë Kaltër dhe Blu, tha më 18 shtator se shpresonte për një "qeveri të unitetit dhe të mirë".

Por, ai gjithashtu ka përjashtuar formimin e një qeverie me partinë Likud të Netanyahut, duke përmendur akuza për korrupsion kundër kryeministrit.

Netanyahu mohon çdo keqbërje.

Këto janë zgjedhjet e dyta në Izrael, që u zhvilluan gjatë këtij viti. Në muajin prill, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës dhe si pasojë shpalli zgjedhjet e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco