Spanja gati të përsërisë zgjedhjet parlamentare, të katërtat në 4 vjet

Spanja gati të përsërisë zgjedhjet parlamentare, të katërtat në 4 vjet

08:13, 18/09/2019
A+ Aa A-

Spanja do të mbajë zgjedhje parlamentare në 10 nëntor, tha kryeministri në detyrë Pedro Sanchez të martën, pasi nuk arriti të siguronte mbështetjen e mjaftueshme për t’u konfirmuar si kryeministër.

Kjo do të jetë hera e katërt që votuesit shkojnë në votime në katër vjet.

“Ka qënë e pamundur ta përfundojmë mandatin që na u dha nga populli spanjoll në 28 prill. Ata e na e kanë bërë këtë të pamundur”  tha Sanchez duke iu referuar partive opozitare.

“Nuk ka mazhorancë në Kongres që garanton formimin e qeverisë, ç’ka na shty që të përsërisim zgjedhjet më 10 nëntor.”

Spanja ka qënë në ngërç politik që nga zgjedhjet në prill, që e lanë liderin e Partisë Socialiste Spanjolle, Pedro Sanchez pa shumicën për të formuar qeverinë.

Në korrik, parlamenti e hodhi dy herë poshtë, konfirmimin për të dhe jo javë ishte mundësia e fundit për të formuar një qeveri.

Sanches e bëri njoftimin pasi mbreti Felipe tha se nuk kishte kandidatë të vlefshëm për të drejtuar një qeveri të re pas konsultimit me liderët e partive kryesore politike për të mësuar nëse kishte ndonjë mundësi për të arritur marrëveshjen.

Megjithatë, nuk është e sigurtë se përsëritja e zgjedhjeve do ta lehtësojë formimin e qeverisë. Sondazhet tregojnë se socialistët edhe pse do të fitojnë më shumë vende, nuk do të jenë në gjendje për të garantuar një mazhorancë. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco