Netanjahu nën presion për zgjedhjet e reja , garë ‘kokë më kokë’ mes dy partive kryesore

Netanjahu nën presion për zgjedhjet e reja , garë ‘kokë më kokë’ mes dy partive kryesore

11:56, 16/09/2019
A+ Aa A-

Pas vetëm gjashtë muajsh, në Izrael do të mbahen zgjedhje të reja.

Kryeministri Netanjaju gjendet nën presion të madh, raporton DW.

Bëhet fjalë për mbijetesën politike, por edhe përgjegjësi për shkak të korrupsionit.

Gjatë një pikniku në një park në Jerusalem diskutojnë simpatizantët e partisë "Kaltër-Bardhë". Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në zgjedhjet e ditës së martë dhe ata duan të nxisin sa më shumë shtetas të Izraelit që të votojnë për Benny Gantz.

Një detyrë aspak e lehtë, në një qytet ku tradicionalisht është votuar për partinë djathtiste Likud, të Benjamin Netanjahut, apo për partitë ultra-ortodokse.

"Mendoj se Bibi Netanjahu ka bërë shumë gjëra të mira për vendin tonë, por pas 13 vitesh vendi ka nevojë për ndryshime", thotë  Yamit Avrahmu.

"Benny do të sjellë një frymë të re në vend, sepse vendi ka nevojë për ndryshime."

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në prill, kjo parti e themeluar së fundi, me orientim politik në qendrën e djathtë, është dëshmuar si një konkurrencë shumë e denjë e Likudit.

Në sondazhet e fundit thuhet se edhe në këto zgjedhje do të ketë një garë kokë më kokë mes këtyre dy partive, ku epilogu nuk do të dihet deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco