SHBA do ndalojë cigaret elektronike

SHBA do ndalojë cigaret elektronike

18:38, 12/09/2019
A+ Aa A-

Thithja e cigareve elektronike aromatike po kthehet në një epidemi vdekjeprurëse për moshat e reja në Amerikë.

Autoritetet amerikane të shëndetësisë po mendojnë të ndalin shitjen e të gjitha cigareve elektronike me aroma, pasi produktet kanë nisur të përdoren në masë nga gjimnazistët dhe studentët, por gjashtë prej tyre kanë vdekur nga sëmundjet mushkërore.

Të paktën 450 pacientë janë diagnostikuar me sëmundje misterioze të mushkërive, ethe, kollë apo të vjella në 33 shtete të vendit, nga të cilët 6 kanë gjetur vdekjen.

Për pasojë, qeveria amerikane, me mbështetjen e agjencisë për kontrollin e ushqimeve dhe medikamenteve, ka propozuar ndalimin e plotë të tyre.

"Kemi një problem me cigaret elektronike në vendin tonë, që po prek fëmijë të pafajshëm dhe po u merr jetën. Askush nuk do e mendonte këtë," deklaroi të mërkurën presidenti Donald Trump.

Përkrah tij, zonja e parë, Melania Trump dhe ministri i shëndetësisë, Aleks Azar, thanë se aktualisht në Amerikë ka 8 milionë të rritur që përdorin cigare elektronike me shije menteje apo freskuese.

Raportohet se gati 25 për qind e gjimnazistëve janë konsumtarë të këtyre cigareve, një rritje dyshifrore nga viti 2017.

"Po rritim një brez të tërë fëmijësh të varur nga nikotina," u shpreh i shqetësuar ministri amerikan, duke paralajmëruar ndalimin e disa produkteve brenda muajit derisa të publikohen kritere të qarta.

Cigaret elektronike me shije duhani do të vazhdojnë të jenë disponueshme në treg për personat e rritur që i përdorin për të hequr dorë nga cigaret e vërteta.

Disa shtete, mes tyre Miçigani, San-Francisko apo Kolorado e kanë ndaluar shitjen e cigareve të aromatizuara, dhe një hap të tillë po hedh edhe qyteti i Nju-Jorkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco