Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ ‘Absolutisht jo’, kryeministri britanik mohon të ketë gënjyer Mbretëreshën

VIDEO/ ‘Absolutisht jo’, kryeministri britanik mohon të ketë gënjyer Mbretëreshën

17:58, 12/09/2019
A+ Aa A-

Boris Johnson ka mohuar të ketë gënjyer Mbretëreshën për këshillat që i dha asaj për pezullimin pesë-javor të Parlamentit.

Kryeministri foli pasi gjykata më e lartë civile e Skocisë vendosi të mërkurën se mbyllja ishte e paligjshme, sipas BBC.

I pyetur nëse e kishte gënjyer monarkun në lidhje me arsyet e tij të pezullimit, ai u përgjigj: "Absolutisht jo".

Ai shtoi: "Gjykata e Lartë në Angli pajtohet qartë me ne, por Gjykata Supreme do të duhet të vendosë".

Fuqia për të pezulluar ose të shtyj afatin e Parlamentit, i përket Mbretëreshës, e cila vepron në mënyrë të rregullt me këshillën e kryeministrit.

Pezullimi aktual pesë-javor filloi në orët e para të së martës dhe është planifikuar që deputetët të kthehen më 14 tetor.

Labor ka thënë se është "më e rëndësishme se kurrë" që Parlamenti të tërhiqet pasi qeveria publikoi dokumentin Yellowhammer, një vlerësim i një skenari të arsyeshëm të rastit më të keq, në rast të një marrëveshje ‘jo Brexit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco