Lufta tregtare SHBA-Kinë avancon drejt tarifave të reja

Lufta tregtare SHBA-Kinë avancon drejt tarifave të reja

11:01, 31/08/2019
A+ Aa A-

Lufta 1-vjeçare tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në gusht.

Dhe SHBA pritet të vendosë të dielën tarifa të reja një për gamë mallrash kineze me vlerë miliarda dollarë.

Amerika do vendosë tarifa prej 15% mbi produktet nga Kina. Pekini nga ana tjetër është hakmarrë duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane.

Ndërsa u bëri thirrje dy palëve për vazhdimin e negociatave mbi tregtinë.

Ky hap nga Kina vjen mes tensioneve në rritje midis Washingtonit dhe Pekinit.

Deri në fund të vitit, SHBA synon të vendos tarifa për pothuajse të gjitha importet kineze.

Ajo që fillimisht dukej si një mosmarrëveshje, gjithnjë e më shumë shihet si një luftë fuqie gjeopolitike midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Deri më tani, Washingtoni ka vendosur tarifa për rreth 250 miliardë dollarë mallra kineze, ndërsa Pekini u hakmor me duke vendosur tarifa në 110 miliardë dollarë produkte amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco