Salvini: Kujdes, po përgatitet qeveri e majtë me urdhër nga BE, duam zgjedhje të menjëhershme

Salvini: Kujdes, po përgatitet qeveri e majtë me urdhër nga BE, duam zgjedhje të menjëhershme

21:20, 20/08/2019
A+ Aa A-

Pas deklarimit të dorëheqjes nga Kryeministri italian Giuseppe Conte, ministri i brendshem dhe zv/kryeministri Matteo Salvini kërkon nga presidenti që ta çojë vendin në zgjedhje të menjëhershme.

Jo vetëm kaq por Salvini paralajmëron se një qeveri e majtë me urdhër të Evropës, kërkon të qeverisë në Itali.

"Nuk ka më demokratike e transparente se sa zgjedhjet e vota e lirë,”-tha Salvini në një postim në Facebook.

“Kam dyshimin se prej muajsh me urdhër të Evropës, po përgatitet ardhja e një qeverie të majtë në Itali. Këtë fakt e dëshmoi edhe vota pro parlamentarëve e 5 Yjeve në zgjedhjen kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. 

E dëshmon dhe deklarata e Renzit për një koalicion qeverisës 5 Yje-PD. Uroj që Presidenti Mattarella të bëj zgjedhjen e duhur.

Të shkojmë në votime e të aprovojmë sa më shpejt të jetë e mundur manovrën ekonomike në vend pa influencën e Europës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco