Autopsia e multimilionerit/ Jeffrey Epstein me qafë të thyer

Autopsia e multimilionerit/ Jeffrey Epstein me qafë të thyer

22:14, 15/08/2019
A+ Aa A-

Ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat e trafikut të femrave për qëllime seksuale, financieri Jeffrey Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork.

Por Reuters shkruan mbrëmjen e sotme se nga autopsia paraprake e bërë në trupin e financierit, është zbuluar se qafa e tij ishte e thyer në disa vende.

Sipas oficerëve dhe mjekëve ligjorë, lëndime të tilla ndodhin kur njerëzit varin veten ose janë mbytur.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork të shtunën. Rrethanat për vdekjen e multimilionerit janë ende duke u hetuar dhe nuk është e qartë se kur do të mund të bëhet publik raporti i autopsisë.

Një nga dy burimet e policisë së Nju Jorkut të cituar nga Reuters, të njohur me rastin Epstein thanë që nuk kishte asnjë provë se mund të jetë një vrajse, por gjithashtu janë shprehur se hetimi është ende në një fazë të hershme.

‘Në të gjitha hetimet mjekoligjore, të gjitha informacionet duhet të sintetizohen për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes,’ tha ditën e sotme Barbara Sampson, kryesuesja e  ekipit mjeko-ligjor të Nju Jorkut.

‘Gjithçka duhet të jetë e qëndrueshme; asnjë gjetje e vetme nuk mund të vlerësohet në një boshllëk’, është shprehur ajo.

Thyerja e qafës së Epsteinit u raportua më herët nga gazeta Washington Post.

Byroja Federale e Burgjeve, që drejton Qendrën Korrektuese Metropolitane në Manhatan, ku Epstein ishte burgosur, tha se që nga viti 2006 në këtë qendër nuk kishte pasur një vetëvrasje.

Zhongxue Hua, mjeku ligjor kryesor në Bergen County në New Jersey, është shprehur se një frakturë në qafë nuk ishte e zakonshme në një vetëvrasje, por u shpreh se është shpejt për të dalë në përfundime.

‘Nuk është e pazakontë të kesh një frakturë në qafë,’ tha Hua. ‘Por pyetja e parë e rëndësishme e cila kërkon përgjigje është se, kur ndodhi.’

Nëse fraktura e qafës së Epsteinit është e freskët, tha Hua, atëherë ‘minimi kjo është një vetëvrasje shumë e pazakontë.’

Epstein, 66 vjeç, i cili ka pasur mik Presidentin Donald Trump dhe ish-Presidentin Demokratik Bill Klinton u gjet i pajetë të shtunën.

Një burim i tha Reuters se ai ishte gjetur i varur nga qafa.

Epstein ishte i vetëm në një qeli kur u gjet i varur atje.

Epstein u deklarua jo fajtor në korrik për akuzat e trafikut femrave për qëllime seksuale ku përfshiheshin dhjetëra vajza të mitur, mes viteve 2002 dhe 2005. Prokurorët thanë se ai rekrutoi dhe pagoi vajza për ti bërë masazhe, gjë që më pas u kthye në një natyrë seksuale.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr është thënë se hetimi penal mbi çdo bashkë-komplotist të mundshëm do të vazhdojë.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/08/2019 23:35

Mik me Trump dhe Klinton ?!?! Po lidhjet e ngushta me Sorosin përse i "harroni"? E kanë hequr qafe (thyer qafën) këtë mut nga paló bythë për ti mbyllur gojën, pra skandalet gjigande të atij paló klub qelbësirash.

Shto koment

Denonco