Shpërthen depoja e armëve në Irak, 1 i vrarë dhe 29 të plagosur

Shpërthen depoja e armëve në Irak, 1 i vrarë dhe 29 të plagosur

09:27, 13/08/2019

Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një depo armësh të drejtuar nga një grup militantësh Iraken, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme të dëgjuara nëpër Bagdad, duke vrarë një person dhe duke plagosur 29 të tjerë, thanë autoritetet.

Depoja, e drejtuar nga një grup milicie nën ombrellën e Forcave të Mobilizimit Popullor të mbështetur nga Irani, ishte vendosur brenda një baze federale policie në periferin jugore të Bagdadit, raportoi Reuters.

Zjarri shpërtheu nga disa raketa që goditën lagjet disa kilometra larg, duke plagosur kryesisht fëmijë, tha Qasim al-Attabi, një zëdhënës i drejtorisë shëndetësore të rrethit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Saif Badr tha se shumica e të plagosurve janë larguar nga spitalet me plagë të lehta.

Një burim policie tha se zjarri ishte shkaktuar ndoshta nga pakujdesia apo kushtet e dobëta të ruajtjes, si dhe temperaturat e larta. Ministria e Brendshme urdhëroi një hetim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco